Futboll La Liga Sport

MILANI PENDOHET/ Sevilla bën planin për të blerë “pasardhësin” e RONALDOS

Në kampionatin e kaluar me Milan, Andre Silva ishte në “objekt misterioz”! Shumë pak gola, shumë pak ndeshje si titullar dhe bindja e drejtuesve të Milan ta huazonin te Sevilla, me të drejtë blerje nga spanjollët në fund të sezonit.

Por tani është e gjitha një histori tjetër, Silva ka shënuar 7 gola në 7 ndeshje të luajtura në La Liga, duke i detyruar “andaluzianët” të nisin të mendojnë një plan për blerjen e tij.

Deri tani, Sevilla ka paguar 3 milionë euro për Silva, ndërsa Milan kërkon 35 milionë euro të tjera për blerjen përfundimtare. Spanjollët kanë menduar t’i paguajnë Milan 8.8 milionë euro në vit deri në vitin 2023, kur futbollisti do të konsiderohet plotësisht i tyre.

Tani duhet të pritet përgjigja nga Milano. Sevilla kërkon një kontratë me qendërsulmuesin deri në vitin 2024 dhe marrëveshje me Milan për të paguar me këste kartonin e golashënuesit më të mirë të La Liga.

Related posts

SHKELI RREGULLOREN/ Benzema ndalohet nga policia pasi ishte… (VIDEO)

Delo.autor

“CHIELLINI AKOMA ËSHTË I ZEMËRUAR ME MUA”/ Evra: Allegri? Më i mirë se Ferguson në një gjë

Delo.autor

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Prokuroria kërkon dënim të rëndë për klubin e Serie A

Isa.Autor

Leave a Comment