Futboll Seria A Sport

MILIARDERI QË SHKON NË PUNË NË KËMBË. Ja kush është profili i presidentit të ri të Interit

“Unë jam gati. Po ju?”. Në videon celebruese për emërimin si president Stiven Zhang, “trashëgimtar” (vetëm 26 vjeç) i Erik Tohir, qeshte me ironi. Është presidenti më i ri i historisë zikaltër, por nuk duket ta vuajë përgjegjësinë. Po kush është Stiven Jr.?

Një djalosh i shëtitur, ka studiuar jashtë atdheut, në Amerikë për shkollën e mesme (ndërsa Universitetin në Nankin). U emërua numri një pas dy vitesh “stazh”. Ka fuqi firme për operacione në merkato deri në 40 milionë dhe blerjeje deri në 10 milionë nga qershori i 2017-ës. Është prezent në selinë e Milanos ku shpesh shkon në këmbë dhe frekuenton në mënyrë konstante Masimo Moratin (madje të shumtë mendojnë se emri i Bepe Marotës i është këshilluar nga ish-presidenti).

MODA DHE SUPERMAKINAT – Po koha e lirë? Merr pjesë vazhdimisht në evente mondane. Detyra të mos mashtrojë: zgjedh shpesh atletet sportive, megjithëse të kombinuara me xhaketë e këmishë dhe nuk është e rrallë ta shohësh nëpër sfilita (“Versace”, “Giorgio Armani”, “D&G”…). Kur ka mundësi u dedikohet supermakinave: mbrëmjen e Krishtlindjeve të kaluara u prezantua me një “Pagani Huayara” (e vlerësuar 2.3 milionë euro) jashtë serie të ridizajnuar me ngjyrat e Interit dhe e quajtur “Nerazurra” (“Zikaltra”), si pasioni i tij.

RRJETET SOCIALE DHE KUZHINA – Zhang Jr. ka nisur të frekuentojë restorante prestigjioze tradicionale brenda dhe jashtë Milanos: një nga vendet e preferuara është “Te Vitorio”, në Brusaporto të Bergamos, ku kalon edhe si pasojë e miqësisë dhe raporteve në biznes mes “Suning”-ut dhe familjes Prekasi, pronare e Atalantës. Shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, ka 240 mijë ndjekës në “Instagram”. Dhe meqenëse Stiveni është numri një i një klubi që rrjetet sociale i ka shndërruar në një mjet thelbësor komunikimi, edhe emërimi i tij u zyrtarizua përmes “Twitter”-it…

Related posts

“EURO 2020″/ Pas 5 minutash lojë, Gosens ndëshkon Portugalinë. Ndërhyn VAR dhe… (VIDEO)

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ SHKULAKU: Në Lushnje isha i pafat. Ju tregoj si refuzova Kukësin dhe klubin gjerman

Isa.Autor

NUK JANË ENDE GATI/ Higuain shpëton MILANIN nga humbja ndaj Cagliari (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment