Futboll Sport

HYSAJ NUK E NIS MIRË ME TIFOZËT E LAZIO-S/ Kënga që i bëri t’i zbarkojnë në shtëpi (VIDEO)

As Elseid Hysaj nuk i shpëtoi traditës, gjatë grumbullimit me Lazio, anësori kuqezi u prezantua përpara lojtarëve me një këngë, pa u menduar shumë gjatë, mbase duke bërë zgjedhjen më të lehtë të mundshme, Hysaj vendosi të këndojë këngën e famshme “Bella Ciao” pa qenë i informuar se kjo këngë përfaqëson një rrymë politike e cila bie në ndesh me atë të tifozëve lacialë.

Kaq ka mjaftuar që ultrasit të shpërthejnë kundër Hysaj, madje disa prej tyre kanë shkuar në orët e vona të natës në hotelin ku është i grumbulluar ekipi i Lazios duke i kërkuar llogari lojtarit për atë këngë. Në këto momente ka ndërhyrë edhe Igli Tare i cili i ka shpjeguar tifozëve se nuk bëhet fjalë për qëllimi politike.

Fill pas këtij episodi klubi i Lazios ka fshirë të gjithë videon për të qetësuar disi tifozët. Aventura e Hysaj tek bardhekaltërit nis me një “autogol” por tifozët një ditë më pas për të qetësuar edhe trajnerin Sarri i cili është shumë i ndjeshëm në situata të tilla kanë duartrokitur Hysaj gjatë miqësores që Lazio fitoi me rezultatin e thellë 10-0.

Related posts

NGA GOLAT TEK TITULLI/ Ronaldo një “poker” objektivash për të qëndruar tek Juventus, ja misionet e CR7…

Delo.autor

TRIUMFOI NDAJ RUIZ/ Ja kush është kundërshtari i ardhshëm për Anthony Joshua (FOTO)

Delo.autor

Klubi i vogël francez Les Herbiers bëri historinë, por gjesti i Thiago Silvas po lavdërohet nga të gjithë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment