Futboll La Liga Sport

MOMENTI KATASTROFIK/ Edhe KROOS në shënjestër, “BALTOSET” në Madrid

Humbja e bujshme 5-1 kundër Barcelonës ka konfirmuar krizën e thellë të Realit, që tashmë ka zbritur në vendin e nëntë, 7 pikë larg kreut dhe pa fitore prej 5 ndeshjesh në kampionat.

Jashtë fushe, presidenti Florentino Perez është kritikuar ashpër për politikat e ndjekura në merkato, me të përditshmen AS që e ka quajtur humbjen si “lopata e fundit e baltës” mbi varrin e trajnerit Julen Lopetegui, i cili tashmë është larguar nga drejtimi.

Në fushë lojtarët po vendosin rekorde negative, ndërsa po fshihen me shpejtësi sukseset madhore të viteve të fundit. Kapiteni Sergio Ramos pranoi se situata aktuale është e tmerrshme, ndërsa mesfushori Casemiro e quajti :katastrofë” paraqitjen kundër Barcelonës.

Ndërkaq, më i kritikuari nga skuadra e Los Blancos është Toni Kroos. Gjermani është transformuar totalisht, ashtu si Reali, sepse deri në maj ishte mbret më Madrid dhe protagonist në suksesin e radhës në Champions League, duke u shpallur edhe Futbollisti Gjerman i Vitit.

Megjithatë, që atëherë gjithçka ka marrë rrugën e gabuar, sepse erdhi dështimi i kombëtares gjermane në Botëror dhe tashmë edhe starti më i dobët në historinë e Realit në ndonjë kampionat.

Natyrisht, nuk mund të shpëtonte nga kritikat edhe Kroos, por paraqitjet e gjermanit janë të tilla që e kanë vendosur tashmë në listën e lojtarëve të padëshiruar në Madrid, sipas mediave spanjolle.

Pasimi katastrofik që çoi te goli i CSKA-së në ndeshjen e humbur 1-0 në Champions ishte sinjali i parë i krizës së mesfushorit gjerman, i cili në El Clasico “u fut në xhep nga Busquets” dhe u kritikua egërsisht nga mediat.

Nuk ishte diçka e re për Kroos, sepse edhe pas Botërorit mediat gjermane e masakruan në kritika, por nëse te Gjermania është ende i paprekshëm, te Reali po flitet gjithnjë e më shumë për largim.

Vetëm 28 vjeç, Kroos ka ende shumë admirues, sidomos në Angli, ndaj Reali po mendon realisht shitjen e tij sa nuk është vonë dhe çmimi nuk i ka rënë përtokë, ndërsa pasuesi i tij është pikasur: Christian Eriksen i Tottenham-it.

Related posts

LAMPARD PUBLIKON LISTËN E ZEZË/ Shikoni 10 futbollistët që janë në shitje

Delo.autor

Hasan Lika nuk e sheh larg Europën, kërkon ruajtën e qetësisë nga ekipi

Sadik.Autor

(FOTO) Harrojini statujat e Maradonës dhe Ronaldos, ajo e Essien është skandaloze

Q.Autor

Leave a Comment