Po zhvillohej derbi i javës në kampionatin suedez mes Malmos dhe Hammarby kur në minutën e 23-të iu dha lamtumira e fundit nga klubi Labinot Harbuzit.

Pejani luante me numrin 23 sa ishte pjesë e Malmos dhe pikërisht në këtë minutën mbi 22 mijë tifozë të pranishëm në stadium u ngritën në këmbë.

Tifozët dhe lojtarët me lot në sy duartrokitën gjatë për Labinotin dhe karrierën e tij duke e nderuar atë.

Ishte rezervuar një vend i veçantë në stadium ku fillimisht lojtarët para fillimit të ndeshjes por edhe tifozët vendosnin lule për të. Nuk mungonte edhe një shall i Shqipërisë për të treguar nacionalitetin e Labinotit.

Harbuzi ndërroi jetë më 11 tetor pas një sulmi në zemër. Shqiptari nga Kosova përveç Malmos luajti edhe për Feyenoordin, Genclerbirligin, Manisasporin e Syrianskan.

Kujtojmë që Labinoti ka qenë pjesë e të gjithë grupmoshave të Kombëtares Suedeze.