Boks Sport

ULTIMATUM BOKSIERIT FURY/ Anthony Joshua: Lëre triologjinë nëse do të përballesh me mua

Edhe pse dy boksierët britanikë Anthony Joshua e Tyson Fury kanë një marrëveshje paraprake për të zhvilluar dy duele mes tyre vitin tjetër sërish këto sfida janë të pasigurta. Eddie Hearn, menaxheri e promotori i Joshua i trembet faktit se mos Fury ndërron mendjen dhe zhvillon triologjinë me Deontay Wilder.

Për “Sky Sports”, Hearn tha: “Ajo marrëveshje është e përfunduar dhe gjithçka është gati për t’u konkretizuar. Unë nuk dua të dëgjoj nga Fury justifikime, se dua që të dueloj më parë në mars apo prill me ndonjë boksier tjetër para Joshua. Pse? Le të përballet direkt me Joshua”.

“Furoi boksoi në shkurt, nuk është se ka qenë pushim kaq gjatë. Ne jemi gati t’i japim atij shumë parà, duke qenë se nuk i bën dot ato me një sfidë të vogël. Fury dëshiron të duelojë me Joshua dhe anasjelltas, ndaj le ta zhvillojmë atë përballje. Nuk ka shumë kohë për trilogjinë ndaj Wilder, që do të prishte planet tona”, tha Hearn.

Ai nuk ka frikë nga dueli që Joshua do të zhvillojë me bullgarin Pulev këtë dhjetor, pasi është i bindur se britaniku do të fitojë.

Related posts

NUK DO NDIKOHET NGA ZGJEDHJET PRESIDENCIALE/ Messi ka vendosur për të ardhmen e tij

Delo.autor

TËRMETI TRAGJIK/ Tifozët dëshirojnë t’i dërgojnë në Shqipëri, Shoqata merr vendimin për gjobat te Napoli

Delo.autor

NUK KA BEFASI/ Serie A zgjedh trajnerin më të mirë të muajit tetor, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment