Futboll Seria A Sport

Moratti: Titulli? Juventusi ka shumë angazhime… Marotta? Do ta doja tek Interi

“Për një tifoz, kjo është mënyra më e mirë për të fituar, Icardi është shumë i mirë dhe gjithmonë i vëmendshëm. Ishte një rezultat fantastik”. Një ditë pas fitores së derbit të Milanos, ish-presidenti zikaltër, Massimo Moratti, tregoi kënaqësinë e tij në mikrofonat e “Radio Anch’io Sport”: “Mbrëmë kam gëzuar shumë. Unë e kam drejtuar Interin deri te “tripleta”, ndaj do të thosha se jemi në rrugën e duhur. A mund të kthehem tek Interi me ndonjë rol? Jam tifoz dhe më pëlqen kjo pjesë. Interi nuk ka nevojë për një person, që i takon së kaluarës”.

“Futbolli italian ka nevojë për një fytyrë të re drejtuese, unë besoj dhe shpresoj që kjo të ndodhë”. Kjo është dëshira e ish-presidentit të Interit, Massimo Moratti, mbi zgjedhjen e presidentit të ri të FIGC (Federatës Italiane të Futbollit). Një kampionat me 18 ekipe? Edhe për këtë, Moratti, i cili ka qenë diskutuar si një kandidat i mundshëm për kreun e Federatës Italiane të Futbollit, ka përgjigje: “Do të ishte më mirë, me të gjitha angazhimet që janë atje. Kjo skemë do të kishte qenë më interesante”.

Moratti pastaj hap derën për ardhjen e mundshme e ish-drejtorit të Juves, Beppe Marotta, si drejtues te zikaltrit: “Nuk është kurrë gabim të shkosh dhe të marrësh dikë që ka përvojë të shkëlqyeshme si Marotta”. Një vlerësim edhe për Mauro Icardi: “Unë mendoj se është një lojtar për t’u mbajtur. Eshtë provuar se ai di ta mbajë si duhet fanellën e ekipit. Një lider për Interin dhe një idhull për tifozët”.

Gara për titullin në Itali? Moratti bën parashikimin e tij: “Interi e fillon gjithmonë me idenë se titulli është i mundur. Fitorja e mbrëmshme na bën të kuptojmë se ne kemi një ekip, që mund të fitojë ndeshje të rëndësishme. Juventusi është më i fortë, edhe pse Liga e Kampionëve dhe shumë angazhime të tjera mund ta vënë në vështirësi”.

Related posts

Interi me sytë nga merkato, shumë emra por asgjë konkrete

Q.Autor

Akili kërkon medalje në Turqi

Sadik.Autor

Llullaku vazhdon të shkëlqejë në Rumani, asist në barazimin e Astras (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment