Futboll Shqipëri Sport

Notat e fazës së parë/ Partizani SUPER, Skënderbeu bën detyrën. Tirana e Flamurtari…

Një javë kampionati ka profilizuar skuadrat dhe objektivat e tyre këtë kampionat. Sigurisht që në start pjesa më e madhe niseshin me pretendime madhore por tashmë duhet të bëjnë llogaritë me problemet e hasura gjatë rrugës. 10 skuadrat janë ndarë në dy grupe, me ato që kanë nota kaluese dhe ato që kanë nota ngelëse. Partizani padiskutim që merr notat maksimale, edhe pse në futboll është e vështirë të vendosësh 10-të. Megjithatë të kuqtë kanë kaluar me sukses 1/4 e edicionit, dhe në mënyrë surprizë udhëheqin kampionatin madje bindshëm, në lojë dhe rezultate. Sulmi i dytë më i mirë dhe mbrojtja më e mirë i kanë dhënë të kuqve të drejtën që këtë vit të shohim më pranë ëndrrën për rikthimin e titullit në kryeqytet. Surprizë mund të konsiderohet edhe Skënderbeu pavarësisht se mbeten kampionët në fuqi. Dy pikë larg kryesyesve dhe me sulmin më të mirë, korçarët duket se nuk e kanë vuajtur hemoragjinë e verës ku shumë titullarë u larguan. Ujqërit e dëborës janë përshtatur shpejt me ndryshimin e kursit në ndërtimin e skuadrës, me yjet e rinj që po mbajnë lart emrin e Skënderbeut. Notë kaluese edhe për Kukësin pavarësisht se nga nënkampioënt pritej më shumë. Oshilacionet gjatë kësaj faze janë të kuptueshme duke parë ndryshimet e shumta si në përbërje por edhe në stol.

Armando Cungu është munduar t’i marrë më të mirën skuadrës që mbetet brenda pretendimeve pavarësisht diferencës prej 6 pikësh me Partizanin kryesues. Pavarësisht humbjes në javën e fundit me Teutën, Laçi mbetet një surprizë e këndshme, me një ecuri fantastike duke parë dhe përbërjen e skuadrës. 16 pikë dhe zona europiane nuk është një utopi që në start, me bardhezinjtë që duekt se do të rivalizojnë me të mëdhatë për të treguar forcën e tyre. Notë kaluese edhe për Teutën, falë asaj fitoreje direkte me Laçin. Djemtë e Detit e kanë nisur me këmbë në tokë duke shikuar nga ndeshja e radhës, edhe pse nën zë pritet pjesëmarja në Europë. Nota jo të mira për Flamurtarin dhe Tiranën, dy ekipe që sezonin e nisën me pretendime të mëdha por që gjatë rrugës kanë patur ulje të shumta. Nëse në Vlorë vijojnë t’i besojnë projektit të nisur, tek Tirana ndryshuan kurs duke larguar trajnerin Ze Maria për t’i dhënë timonin e ekipit Ardian Memës. Zhgënjim tek Kamza dhe Luftëtari, dy ekipe që këtë vit synonin zonën europiane, por që duhet të bëjnë llogaritë me mbijetesën së bashku me Kastriotin. Me shumë mundësi dy ekipet që do të zbresin në Kategorinë e Parë do të dalin në këtë garë treshe, me krutanët më të rrezikuarit.

Related posts

PËRBALLJE DRAMATIKE NË KORÇË/ “Ujqrit e Dëborës” mposhtin me përmbysje Partizanin

Delo.autor

NBA/ Atlanta përmbys Clippers, Houston rikthehet te fitorja ndaj Denver (VIDEO)

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Menaxherët ia ofruan Tiranës, ja pse dështoi kalimi i lojrtarit të Shqipërisë tek “bardheblutë”…

Delo.autor

Leave a Comment