Futboll Shqipëri Sport

MOVIOLA/ Gol i anuluar dhe pozicion jashtë loje i Alvesh, ja të gjitha rastet në Flamurtari-Teuta (VIDEO)

Takimi mes Flamurtarit dhe Teutës, pati shumë raste të diskutueshme në fushën e lojës. Që në minutën e 25-të, Alvesh shënoi pas një skeme nga goditja e dënimit, por durrsakët pretenduan se në momentin e fundit, braziliani ishte pozicion jashtë loje, pasi u shërbye nga Musta, dhe goli duhej anuluar.

Në të 34-të, Latif rrëzohet në limitet e zonës, dhe djemtë e Shkëmbit kërkojnë penallti. Kryesori Hamiti jep faull jashtë zone, gjithsesi durrsakët e harrojnë në një farë mënyrë, pasi edhe nga ky faull, vjen goli i Prognit, që barazon shifrat.

Më pas, ka shumë faulle në mesin e fushës, shumë kartonë të verdhë për vlonjatët, dhe Daja acarohet në një moment me trupën e arbitrave, për këto vendime.

Gjithçka tensionohet në fund, kur Torasa shënon në sekondat e fundit, por goli anulohet, pasi në momentin që argjentinasi merr topin, sipas edhe ndihmës së anësorit, ai e ka shtyrë sferën me dorë, dhe goli anulohet. Ka shumë protesta ka vlonjatët, ndërkohë që durrsakët që në momentin e parë, protestuan për prekje me dorë.

Related posts

RRËFEHET VARDY: Në fushë jam një MAKTH, ata më OFENDOJNË dhe unë…

Isa.Autor

Skedina e ‘sigurt’ për sot, këto 3 ndeshjet iu bëjnë me para

Q.Autor

“KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI”/ Plas grushti në Beograd, përplasen tifozët skocezë me ata serbë

F.autor

Leave a Comment