Futboll Premier League Sport

TË TËRHIQEM? Mourinho: Nuk dini çfarë ndodhte prapa skenave tek “Djajtë e Kuq”

Jose Mourinho ka deklaruar se është shumë i ri për t’u tërhequr dhe mbyllur karrierën e tij si trajner, teksa ka mbrojtur rekordin e tij nga koha kur udhëhiqte Manchester United. Ish-trajneri i Chelsea, Real Madrid, Inter dhe Porto, u shkarkua nga drejtimi i “Djajve të Kuq”, në dhjetor, pasi udhëhoqi ekipin nga “Old Trafford” në fillimin më të keq të sezonit që nga epoka e Premier League.

“Unë dua të stërvis ende. Kam qenë në futboll prej një kohe të gjatë. Do të bëhem 56 vjeç pas disa javësh. Shumë i ri, jam vërtetë shumë i ri. Unë i përkas futbollit elitar. I përkas futbollit të nivelit më të lartë dhe pikërisht aty do të jem”, deklaroi portugezi për beIN Sports.

Mourinho udhëhoqi United drejt fitimit të dy trofeve në sezonin e tij të parë me “Djajtë e Kuq”, EFL Cup dhe UEFA Europa League, ndërsa në sezonin e dytë u rendit në vend të dytë të klasifikimit në Premier League. Gjithsesi rezultoi i paaftë për të zhvilluar progresin. Përkundrazi, United çaloi ndjeshëm në sezonin 2018-19, me disfatën e rëndë 3-1 ndaj Liverpool, që rezultoi fatale për Mourinho, i shkarkuar menjëherë. Kur u pyet mbi periudhën e kaluar në drejtim të klubit nga “Old Trafford” Mourinho deklaroi se ato që e vështirësuan gjithçka ishin gjërat që ndodhnin jashtë fushës.

“Çfarë nëse ju them për shembull se një nga punët e mia më të mira në karrierë ishte të udhëhiqja Manchester United drejt vendit të dytë në Premier League? Ju do të thoni: ‘ky është i çmendur, ka fituar 25 trofe dhe po thotë se vendi i dytë ishte një prej arritjeve më të rëndësishme në futboll’. Unë vazhdoj ta them atë, sepse askush nga ju nuk e di se çfarë ndodhte prapa skenave”, deklaroi Mourinho.

Related posts

Torino kalon në epërsi ndaj Romës, shënon gol Di Silvestri

Delo.autor

“EJANI NË STADIUM!” Kukësi thirrje tifozëve për sfidën me Partizanin

Delo.autor

EURO 2020/ “La Roja” në festë, Alvaro Morata ndëshkon Maltën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment