Futboll Shqipëri Sport

MUNDI KUKËSIN/ Gega: Do të doja të ishim drejt fundit, pas ndeshjes u thashë lojtarëve që…

Ndeshja në Elbasan Arena midis Kukësit dhe Partizanit rezultoi të ishte shumë e luftuar. Rezultati përfundimtar i takimit ishte 0-1 në favor të Partizanit dhe pas ndeshjes për mikrofonat e “Supersport” foli dhe trajneri i të kuqve, Skënder Gega teksa u shpreh:
Vendi i parë për Partizanin. Çfarë ndjesie është?
Unë mendoj se është ndjesi shumë e mirë. E kam theksuar se është fillimi dhe kemi dhe tre faza të tjera. Do të kisha dëshirë të jemi drejt fundit, por rëndësi ka që kemi një ecuri të mirë. Sigurisht që patëm probleme dhe ne. Kukësi ishte një ekip jashtëzakonisht i fortë. Luajtëm ashtu si dimë ne me mënyrën tonë. Djemtë po përgjigjen dhe grupi është në rrugën e duhur.
Fitore me rivalët direkt?
Kemi vështirësite tona. Patëm një lodhje fizike. Doja t’i freskoja. Mala ishte detyrim i detyrueshëm. Është një lojtar që na ndihmon në dy faza, megjithatë edhe në momentet më të vështira mund t’i godisnim.
Raporti midis dëshirës për të mbrojtur rezultatin apo dyfishimi? Mungon dëshira për ta dyfishuar?
Ke shumë të drejtë. Kemi lojtarë, ndoshta tek ne nuk kemi asnjë bomber. Megjithatë kemi bërë mirë. Zgjidhet më lehtë me një sulmues që finalzion. Me të ardhmen e Hasanit, Malës dhe Bardhit që po bën kilometra pa fund do të ndryshojmë. Atë u thash pas ndeshjes, po të kishit besim do të shënonit dhe të dytin. Jemi grup i ri dhe po ecim mirë.

Keni pikasur ndonjë lojtar qoftë dhe jashtë vendit për të zgjidhur problemin e finalizimit?

Kemi tre faza të tjera. Nëse ekipi ka nevojë dhe klubi e shikon të arsyeshme për ndryshime do të bëhen. Nuk jemi absolut dhe të përkryer, por është një lojë grupi që unë personalisht dua që të luajnë në mënyrë kolektive. Jam i kënaqur tani me lojtarët e mi.
Keni luajtur me të gjithë rivalët? Kushë është më i vështiri?
Cdo ndeshje ka pasur vështirësin e vetë. Edhe me Krujën hasëm vështirësi pasi patëm një pjesë të dytë të dobët. Kukësi pati një ekip të mirë, na futi në presion. Ka ekipe të mira, rivalët i vlerësoj. Megjithatë me të gjithë këta rivalë do të ndeshemi dhe tre herë. Duhet të kemi kujdes që të vlerësojmë çdo gjë.

Sjellja e lojtarëve në fushë me arbitrin?

E kërkoj cdo minutë që të jenë të disiplinuar. Jemi rritur në një sistem me një grup trajnerësh që na kanë edukuar. Është shumë e rëndësishme që ajo që shikoni ju në fushë është edhe pasqyrë e asaj që jemi jashtë fushe. Jemi shumë “ok”, ka njerëz që japin kontribut të madh. Të gjithë e kuptojnë pozicionin e tyre si një 20 vjeçar dhe një me eksperiencë po i respektojnë rregullat njësoj.

 

Related posts

“DUHEN PËRFORCIME NË EKIP”/ Xavi: Kam lojtarë që ngjajnë si pula pa… kokë

Delo.autor

NJË TJETËR TRIUMF PËR TIRANËN/ “Bardheblutë” mposhtin Skënderbeun dhe nis shkëputjen nga rivalët

Delo.autor

DËMTIM HORROR NË PREMIER LEAGUE/ Shikoni si sulmuesi Son i thyen këmbën ish-lojtarit të Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment