Futboll La Liga Sport

SKANDAL/ Kërkoi të fshehë të ardhurat, Ronaldo “Fenomeni” në telashe. Rrezikon edhe Real Madrid

Real Madrid dyshohet se i ka paguar ish-sulmuesit, Ronaldo Nazario një pagë prej 1 milion € në vit por pa kontratë, sipas disa dokumenteve të shpërndara nga gazeta “Der Spiegel”.

Braziliani punon si ambasador i klubit së bashku me ish-legjendat e klubit Roberto Karlos dhe Raul Gonzalez, të cilët paguhen të gjithë me pagë vjetore. Por Ronaldo nuk ka një kontratë konkrete, që do të thotë se ai po fsheh të ardhurat për të shmangur detyrimet tatimore të cilat janë vërtet të larta.

Pas publikimit të këtij raporti nuk është bërë me dije nëse do të ketë ndonjë hetim zyrtar, por ky nuk është një lajm aspak i mirë për dy herë fituesin e “Topit të Artë”. Ronaldo shënoi 104 gola në 177 paraqitje për “Los Blankos” nga 2002 deri në vitin 2007. Ish-sulmuesi aktualisht është pronar i klubit tjetër La Liga, Real Vajadoid, ku ai zotëron 82 përqind të aksioneve të klubit pas blerjes së tij në 2018.

Related posts

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Mbrojtësi dhe fizioterapisti i Kombëtares rezultojnë pozitivë me COVID-19. Ja emrat…

Delo.autor

GOLI I ANULUAR I VLLAZNISË SHKAKTOI POLEMIKA/ Reagon mbrojtësi i Laçit: Një sqarim për ata që…

Delo.autor

ZYRTARE/ Pas Atletico dhe Valencia, një tjetër klub i La Liga preket nga Covid

Delo.autor

Leave a Comment