Futboll Seria A Sport

NDARJA/ Irina Shayk “thumbon” RONALDON: CR7 ishte një MASHKULL që nuk të…

Ish e dashura e Cristiano Ronaldos është një ndër modelet më të admiruar në botën e pasarelave, Irina Shayk në një intervistë të dhënë ka dashur të “thumbojë” Ronaldon me një deklaratë të saj, konkretisht modelja ka thënë:

“Përsa i përket familjes, femrat duhet të kenë fëmijë, pasi ata janë jeta jonë. Sot jam e lumtur. Që të jem e sinqertë që një femër të ketë vetëbesim dhe siguri, duhet të ketë mashkullin e duhur në krah.”

Kujtojmë se një ndër arsyet e ndarjes së çiftit, ka qenë mosdakordësia e CR7 për të pasur një fëmije me Irina-n. Për ironi të fatit të dy sot janë prindër, ajo është mamaja e një vajze 17 muajshe që quhet Lea.

Më tej modelja ka vijuar intervistën duke treguar se nuk ka pasur një jetë të lehtë ndaj dhe vlerëson kaq shumë çdo gjë që ka sot:

“Kemi qenë të varfër aq sa disa herë nuk ngopeshim me të ngrënë. Familja ime kultivonte domate, kastravec dhe patate në kopshtin mbrapa shtëpisë. Por nëse do kisha pasur gjithçka, nuk do kisha arritur kurrë këtu ku jam.”

Aktualisht ajo është me aktorin Bradley Cooper, shkëlqen si ambasadore e markës “Intimissimi” (me të cilën nisi karrierën) dhe është një mama e lumtur.

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT BRAZILIAN NË FOKUS/ Presidenti i klubit Santos beson: Neymar do të transferohet te Real Madrid…

Delo.autor

TRIUMFOJNË SËRISH PA HAALAND/ Dortmund mposht me përmbysje Augsburg

Delo.autor

MANCHESTER CITY LUAN ME ZJARRIN/ Në sezonin e ardhshëm UEFA mund të…

Isa.Autor

Leave a Comment