Futboll Seria A Sport

NDESHJE HISTORIKE PËR HYSAJN/ Mbrojtësi bëhet “një shekull e gjysmë” në Seria A

Mbrojtësi i Napolit dhe i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ka luajtur ndeshjen “jubilare” ndaj Sassuolos. Në fitoren 2-0 të të tijve, shkodrani kuqezi ka zhvilluar ndeshjen e 150-të në Seria A. Nga këto, sipas medias italiane, 114 ndeshje i ka regjistruar me fanellën e Napolit. Që nga ardhja e tij në “San Paolo”, në sezonin 2015-2016, Hysaj është mbrojtësi i krahut, më tepër i aktivizuar ndër lojtarët napoletanë në kampionatin italian (9982 minuta).

Në elitën e futbollit italian, Hysaj provoi të luajë për here të pare me Empolin, në sezonin 2014-2015, ku shkëlqeu nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri, i cili e mori me vete te Napoli, kur u transferua në drejtimin e stolit “blu”. Pas uljes në stol, në sfidën e Champions-it me Liverpool, futbollisti shqiptar u rikthye në formacionin titullar të Ançelottit, duke bërë paraqitje dinjitoze, madje duke asistuar në shënimin e njërit gol.

Ndërkohë, të dielën, sa iu përket legjionarëve të tjerë kuqezinj, ka shënuar gol Ermir Lenjani. Ka qenë minutia e 29-të, kur lojtari ynë i kombëtares ka zhbllokuar shifrat në favor të Sionit të tij, në fushën e Xamax. Ky i fundit ka barazuar më tej, ndaj skuadrat kanë ndarë nga një pikë.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Arsenal tenton super goditjen, ja oferta që ka bërë për yllin e rivalëve

Delo.autor

Buffon me zemër tek Juventusi, ja si e komenton transferimin e Ronaldos tek bardhezinjtë

Sadik.Autor

Tare: Anderson nuk ka kërkuar largimin

Q.Autor

Leave a Comment