Futboll Kategoria Superiore Sport

SITUATË ABSURDE/ FSHF fut në kolaps Superioren, ja çfarë rrezikon

Futbolli shqiptar është në kaos të plotë në një periudhë kur të gjithë duhej të bëheshin gati për sezonin e ri futbollistik në vendin tonë. FSHF, organizatore dhe përgjegjëse e vetme e mbarëvajtjes së tij, ka krijuar një lëmsh aq absurd me pasivitetin e saj, saqë rrezikon që tani të kthejë në farsë një edicion të tërë.

Kur mbeten vetëm 3 javë nga fillimi i Kategorisë Superiore sipas njoftimit të FSHF që ka caktuar datën 24 gusht si ajo që do të ngrejë siparin, askush nuk di të thotë me siguri se cilat janë skuadrat që do të marrin pjesë në kampionat dhe për më tepër, a janë ato në përputhje të plotë me rregulloret që institucioni i futbollit ka trumbetuar se do të mbrojë. Vetë FSHF caktoi datën 31 korrik si atë në të cilën do të merrte vendim për licencimin e skuadrave me borxhe shumëvjeçare të trashëguara. Por edhe në datën 3 gusht, askush nuk di të thotë nëse klubet i janë përmbushur kërkesës dhe cili është vendimi i marrë në zyrat e institucionit të futbollit mbi 10 ekipet që do të luajnë në elitën e futbollit shqiptar.

Kësaj i shtohet edhe kaosi i krijuar me situatën e Skënderbeut, për të cilin janë lajmëruar nën zë Besa dhe Dinamo që të bëhen gati për ndonjë përfshirje të mundshme të tyren në edicionin e ardhshëm, edhe pse dy ekipet në fjalë përballen me po të njëjtat probleme serioze sa i përket licencimit dhe për më tepër me një vendim të mundshëm do të hapë polemika në bazë të interpretimit të rregullores.

Fillimi i kampionit duket qartë që do të pësojë një shtyrje për ditën e fundit të gushtit në rastin më të mirë, apo në gjysmën e dytë të shtatorit në rastin më të keq për shkak të ndeshjeve të kombëtares. Ndërkohë, në FSHF ngrenë supet dhe askush nuk di se çfarë përgjigje të japë për momentin rreth situatës absurde që është krijuar duke mbyllur sytë përpara shkeljeve të vazhdueshme që kanë bërë klubet e që kanë çuar në këtë kolaps të plotë të futbollit në vendin tonë.

Related posts

Arsenal shfaq interes për mbrojtësin e Borussia Dortmund

Sadik.Autor

SKANDAL TEK LIVERPOOL/ Klubi DENONCON Salah në Polici (VIDEO)

Sadik.Autor

NBA/ Thyen rekordin e Kobe Bryant, por James nuk eviton dot humbjen e Lakers

Delo.autor

Leave a Comment