Futboll Premier League Sport

NDIZET SUPERSFIDA/ Mourinho “trondit” Chelsea: HAZARDIN do ​​ta doja te Man United

Jose Mourinho ka thënë se do të donte që Eden Hazard t’i bashkohej atij te Manchester United, por pranoi se Chelsea nuk do ta shiste kurrsesi yllin e vet tek një rival i Premier League. Trajneri portugez e gjeti Hazardin në “Stamford Bridge” gjatë eksperiencës së dytë te Chelsea, kur belgu luajti rolin kryesor në fitimin e titullit kampion të Premier League nga blutë, në sezonin 2014-2015.

Aktualisht golashënuesi kryesor i Premier League, me shtatë gola në këtë sezon, Hazard ka rigjetur formën e tij më të mirë nën drejtimin e Maurizio Sarrit, megjithëse i tha HLN se do të dëshironte të punonte sërish me Mourinhon.

Duke folur përpara udhëtimit të “Djajve të Kuq” në transfertën e “Stamford Bridge”, të shtunën, Mourinho tha në një konferencë për shtyp: “Do të doja ta kisha atë te Manchester United, por nuk mendoj se Chelsea do t’ia shesë një rivali në Premier League. Historia thotë se, kur Eden Hazard është lojtari më i mirë në Premier League, Chelsea është kampion. Kjo ka ndodhur me mua, ka ndodhur me Antonio Conten.

Chelsea është në krye të renditjes tani, sepse ka një lojtar si Hazard, që mund të bëjë ndryshimin e madh. Chelsea udhëhiqet nga përvoja dhe njerëz inteligjentë në futboll. Mendoj se kurrë nuk do ta shisnin Eden te Manchester United. Kemi pasur një marrëdhënie të mirë, ishim kampionë së bashku. Ai u shpall për herë të parë lojtari më i mirë në Premier League, kështu që mendoj se ndjenjat janë të mira”.

Related posts

DITË E RËNDËSISHME TEK MILAN/ Blindohet Rebic! Tani Frankfurt…

Delo.autor

DERBI I MADRIDIT/ Ja 11 kuriozitetet e super sfidës Real-Atletico…

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Legjenda e NBA la pas një perandori biznesi, përtej fushës së basketbollit

Delo.autor

Leave a Comment