Futboll Premier League Sport

Në Angli e quajnë të mbyllur/ Murinjo shkarkohet nga stoli i Man United. Portugezin e zëvendëson…

Ecuria jo e mirë, marrëdhënia me lojtarët dhe zgjedhjet e çuditshme duket se do i kushtojnë vendin e punë trajnerit të Mançester Junajtid. Të paktën këtë bën me dije e përditshmja britanike, “Daily Mirror” e cila e quan pothuajse të sigurt këtë fakt. Sipas britanikes Murinjo do të shkarkohet nga stoli i “djajve të kuq” dhe në këtë pikë nuk do të ketë pjesë pas.

Gjithashtu britanikja “Daily Mirror” shkon edhe më tej ku flet për zëvendësuesin e Murinjo. Sipas tyre pritet që të jetë Zinedin Zidan ai që do të marrë drejtimin e pankinës së Mançester Junajtid dhe derisa ai të zyrtarizohet, rolin e trajnerit të përkohshëm do ta mbajë Majkëll Kerrik. Për shkarkimin e tij para afatit të përfundimit të kontratës, Murinjo do të marrë edhe 20 milione euro dëmshpërblim.

Zidan

Related posts

HAZARD KTHEHET NË PROBLEM TEK REAL MADRID/ Ancelotti bën humor: Problemi i tij është… trajneri

Delo.autor

HUMBJA ME GOLEADË NDAJ HOLANDËS/ Dridhet stoli i Gynesh, Turqia ëndërron një trajner kampion bote

Delo.autor

Son humbet penalltinë/ Koreja e Jugut mposht Uruguajin para 64 mijë tifozëve

Isa.Autor

Leave a Comment