Futboll La Liga Sport

Në krizë rezultatesh/ REALI pranë nënshkrimit me mbrojtësin SANCHEZ nga gjigantët anglez

Real Madrid nuk po kalon një periudhë aspak të mirë si në kampionat ashtu edhe në Champions League. Nën urdhërat e trajnerit Julen Lopetegiu kampionët e Europës kanë 4 ndeshje pa shënuar gol, madje duke marrë 3 humbje dhe një barazim.

Në këto rrethana drejtuesit e skuadrës madrilene janë vënë në lëvizje për të afruar lojtarë të rinj në ekip dhe një prej tyre është Davinson Sanchez, i cili shihet si një përforcim shumë i mirë në repartin e prapavijës.

Fituesit në fuqi 3 herë radhazi në Champions League ofrojnë 65 milion euro, sikurse raporton “Don Balon”. Nëse do të arrihet një marrëveshje e mundshme “Los Blancos” mund ta transferojnë lojtarin që në merkaton e janarit në “Santiago Bernabeu”. Megjithatë mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme si do të shkojnë gjërat në kampin madrilen.

Related posts

Shkodran Mustafi me falënderim të veçantë për Arsene Wengerin

Sadik.Autor

“ÇMENDURI” NË DERBIN E MADONINËS/ Pas një SUPER PASIMI nga Leao, Ibrahimovic NDËSHKON Inter (VIDEO)

Delo.autor

I RREPTË ME KARTONËT/ Ja arbitri i zgjedhur nga UEFA për sfidën Bajern-Inter

F.autor

Leave a Comment