Futboll Shqipëri Sport

NISHANI i kthehet çështjes “PANUCCI”, ja çfarë deklaroi ish-presidenti për trajnerin KUQEZI

Ish-presidenti I Republikës, Bujar Nishani do të ballafaqohet së shpejti me teknikun e Shqipërisë Christian Panucci për çështjen e prishjes së imazhit dhe fyerjes ndaj trajnerit kuqezi për komentin ndaj Panuçit pas humbjes me Kosovën në qershor të këtij viti, ku Nishani e konsideroi “një sharlatan që shkatërroi arritjet e Kombëtares”.

Në emisionin “Kjo javë” në kanalin News 24, ish-kreu i shtetit e sulmoi ashpër Panuccin, duke e quajtur një njeri me mungesë etike dhe komunikimi, që ka fyer shqiptarët me sjelljen e tij.

“Do të shikoni se çfarë lloj niveli të edukatës dhe qytetarisë ka paraqitur ai pas ndeshjes për shqiptarët, për familjet e shqiptarëve, për qytetarët. Natyrisht që ne nuk mund ta tolerojmë në kodin e etikës sonë, në kodin e familjes sonë, në kodin e qytetarisë sonë. Nuk mund ta tolerojmë. Ai është ai që është. Natyrisht, që ai ka pretendimet e tij ligjore. Kemi procesin në Gjykatë (e Tiranës). Unë jam njeri që respektoj shtetin. Shteti, për mua, është garanti, ligji është garanti i të drejtës”, u shpreh ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë në vitet 2012-2017.

Related posts

E BUJSHME/ Ish-trajneri i Realit kthehet në La Liga! Rrogë “faraonike” tek një klub modest

Delo.autor

U BË BUJË NË RRJETET SOCIALE/ Tatuazhet naziste në trup i prishin karrierën, boksieri italian pezullohet nga sporti

Delo.autor

RIKTHEHET PAS 8 MUAJSH/ Zidane qëndroi për tre vite në krye të “Los Blancos”, ja statistikat e frikshme

Delo.autor

Leave a Comment