Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Partizani-Laçi, “kurbinasit” e mbyllin në avantazh pjesën e parë

Po luhet në “Selman Stërmasi” sfida mes Partizanit dhe Laçit e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Të kuqtë e Gegës vijnë në këtë përballje pas barazimit në transfertë me Kastriotin, teksa do të kërkojnë të mbyllin sa më shpejt “çështjen” titull.

Ndërkohë në krahun tjetër, Laçi vjen me moral të lartë, pasi mposhti Skënderbeun fundjavën e shkuar me rezultatin 1-0. Objektivi i kurbinasve është sigurimi i një pozicioni që të dërgon në Europë.

Partizani tifozet

Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim me ndryshime në formacione. Gega ka vendosur Kalarin si qendërmbrojtës në krah të Belicës, ndërsa Starova ka zhvendosur Shtubinën si mbrojtës i djathtë.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Cungu: Tensioni është prezent, me atë që dha ekipi…

Delo.autor

Nigeria e di si fitohet ndaj europianëve, këtë herë Islanda duhet të sulmojë!

Sadik.Autor

OFERTA E MAJME PËR MESSIN/ Man City hap “thesin”, 500 milionë euro për 5 vite. Mbyllja në…

Delo.autor

Leave a Comment