Futboll Seria A Sport

NJË “VRASË KILLER”/ CUTRONE bën misteriozin: Është për mua, nuk e zbuloj

Patrick Cutorne ka thënë se “vetëm mund të mësoj nga Gonzalo Higuain”, pasi të dy lojtarët gjetën golin në fitoren 3-1 të marrë kundër Olympiacos në Europa League. Lojtari i kombëtares Under 21 të Italisë është aktivizuar nga stoli, me ekipin e tij që po mundej 1-0, por arriti të shënonte dy herë dhe të kompletonte përmbysjen e “Djallit”.

“Jam gjithmonë i uritur për gola. Ishim në shtëpi, në disavantazh, na duheshin tri pikët dhe mendoj se i kemi merituar”, ka thënë Cutrone për “Sky Sport Italia”.

Në lidhje me aktivizimin në krah të Higuain. “Janë vendime të trajnerit. Unë mundem vetëm të mësoj nga Higuain në stërvitje dhe në ndeshje”.

Cutrone është pyetur edhe për mënyrën e re të festimit. “Është diçka për mua, nuk dua ta zbuloj”, ka thënë ai.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Zbulohet formacioni: Shikoni surprizën e madhe të PANUCCI kundër Skocisë

Isa.Autor

Emerson drejt largimit, Roma ‘hidhet në sulm’ për Darmian

Q.Autor

PLAS TEK CHELSEA/ Sherr mes Higuainit dhe Luiz para finales Europa League (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment