Futboll La Liga Sport

Notat e lojtarëve Barça-Real/ Super Luiz Suarez, Ramos e bën “baltë” (FOTO)

U luajt në “Camp Nou” supersfida mes Barcelonës dhe Real Madridit.Katalanasit triumfuan me rezultatin e thellë 5-1, duke regjistruar “Manitën” e famshme ndaj rivalit historik. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 të katalanasve, të cilët shënuan me Coutinhon (11’) dhe Suarez me penallti (30).

Reali e nis mirë pjesën e dytë, me Marcelon i cili shkurton diferencën e golave në të 50’.

Por Barça nuk ndalet dhe është sërish Suarez i cili në minutën e 75-të shënon golin e tretë dhe të dytin personal. Përsëri është sulmuesi uruguaian që ndëshkon Realin në të 83’, duke shënuar golin e katërt për Barcelonën dhe tripletën e tij.

Rezultatin final 5-1 e vulos Vidal me një gjuajtje me kokë. Pa diskutim që më i miri i “El Clasicos” ishte Luiz Suarez, i cili u vlerësua me notën 9.6.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni notat e lojtarëve të Barça-Real.

Image

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester United mbetet me 10 lojtarë, ndërhyrje e frikshme nga Wan-Bissaka (VIDEO)

Delo.autor

“Dhuna si traditë”, kur pakica e dhunshme zbeh zjarrin e tifozerisë

Sadik.Autor

HIDHET SHORTI I SERIE A/ Derbi i Milanos në javën e 4-t, Inter-Juventus në raundin e… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment