Futboll Premier League Sport

“NUK ËSHTË NJË KOMPETICION”/ Mourinho: Europa League për mua është si “Formula 2” për Hamilton

Jose Mourinho dëshiron ta çojë Tottenham në “Europa League”, por e krahason të luajturit në këtë kompeticion si Lewis Hamilton të fitonte “Formula Dy”. “Spurs” morën fitore 2-1 në Premier League, ndaj Arsenalit, në derbin verior të Londrës, të dielën, duke u ngjitur në vendin e tetë të renditjes. Pra, rrisin shanset për t’u kualifikuar në garën europiane.

Liga e Europës nuk është kompeticioni më i madh në kontinent, – tha ai një konferencë për shtyp. – Por, është i dyti. Dhe kur një klub, lojtar apo trajner e fiton atë, bën mirë, por nëse pyet Lewis Hamilton a dëshiron të fitojë “Formula Dy”, nuk mendoj se pranon.

Pra, nuk do të ishte një punë e madhe për të. Sidoqoftë, është një kompeticion dhe unë preferoj më mirë të luaj në “Europa League” sesa fare.

Personalisht kam mendimin se është një titull që Tottenham do të dëshironte të fitonte. Duhet të bëjmë gjithçka për të luajtur në “Europa League” sezonin e ardhshëm. Duhet të luftojmë për këtë”.

Mourinho e fitoi me Manchester United titullin e “Europa League” më 2017, 14 vite pasi triumfoi në Kupën UEFA me Porto. “Do të dëshiroja të luaja në “Europa League”. Nuk është një kompeticion, me të cilin jam dashuruar, asesi. Shumë, shumë, e dua për të luajtur nga halli.

Kur nuk mund të luani në Champions, atëherë ju mbetet “Europa League”. Në karrierën time kam luajtur vetëm dy herë në “Europa League” dhe e kam fituar po kaq herë.

Nuk do të ishte keq të luaja një herë të tretë dhe të fitoja sërish. Ne duhet të luftojmë deri në fund për një vend, që na kualifikon në këtë kompeticion”.

Related posts

PREZANTOHET TEK MALAGA/ Flet Armando Sadiku: Fola me Baren para se të vija…

Delo.autor

E BUJSHME/ Napoli kërkon të kursejë, Hysaj në dilemë për rinovimin

Isa.Autor

JO VETËM VAN DE BEEK/ Manchester United nis bisedimet për yllin e Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment