Boks Sport

NUK DO TA BESONI/ KHABIB pranon revanshin me McGregor, por ka një kusht…

Ende pa u “ftohur” gjakrat duket se do të kemi një përballje tjetër mes Khabib dhe McGregor. Ishte irlandezi ai që i pari kërkoi revanshin, duke deklaruar se “lufta vazhdon”. Por duket se edhe rusi është gati të zhvillojë një përballje të dytë në kafaz ndaj McGregor, por ka një kusht, atë financiar.

Luke Rockhold, ish-kampion bote i peshës së lehtë dhe pjesë stafit të Khabib Nurmagomedov, tha: “Nëse ai e do revanshin, nëse njerëzit e dëshirojnë revashin dhe janë gati të paguajnë për ta parë atë, atëherë le ta organizojmë. Por këtë herë UFC-ja duhet ta paguajë me flori Khabib. Në këtë pikë të jetës së tij, Khabib nuk ka nevojë më për famë, por ai dëshiron që të paguhet ashtu si duhet për revanshin”, tha Rockhold. Pra, nëse plotësohen kërkesat ekonomike të rusit do të kemi sërish një ndeshje “të shekullit”. Kujtojmë që Nurmagomedov mundi me “submission” McGregorin në raundin e katërt dhe korri suksesin e 27-të në karrierën e tij, ku nuk ka asnjë humbje.

Related posts

GOLI I PARË ME RUBIN/ Gripshi në formacionin e javës në Rusi

F.autor

FITIMET E VITIT 2020/ McGregor mposht Ronaldo dhe Messi sërish. Por Federer i thyen të gjithë

Delo.autor

ZYRTARE/ Sulmuesi argjentinas prezantohet tek Interi

Isa.Autor

Leave a Comment