Futboll Premier League Sport

NUK DO TA BESONI/ Mourinho drejt “tokës së premtuar”, do të drejtojë kombëtaren e…

Më 13 tetor, bëhet një vit që kur Bruce Arena është larguar nga detyra e trajnerit të kombëtares së Amerikës në futboll, i cili u shkarkua për shkak se nuk arriti rezultatet e dëshiruara (largimi erdhi pas humbjes së turpshme ndaj Trinidad dhe Tobago). Që nga ajo periudhë, në krye të kombëtares është komanduar Dave Sarachan, asistenti i Arena, por Federata Amerikane e Futbollit është prej kohësh në kërkim të një trajneri të ri. Lista e kandidatëve është e gjatë, duke nisur nga Gerardo Martino, Jose Pekerman, Juan Carlos Osorio deri te Marcelo Bielsa.

Por sipas “Sports Illustrated”, Federata Amerikane e Futbollit është në kërkim të një trajneri me famë botërore dhe ëndrra në sirtar e drejtuesve të futbollit amerikan është trajneri portugez Jose Mourinho. Ky i fundit është në mes të një krize me Manchester United, madje me një këmbë i shkarkuar, duke qenë se rezultatet e këtij sezoni janë zhgënjyese. Sipas mediave amerikane, “US Soccer” ka kontaktuar trajneri Mourinho dhe është në pritje të një përgjigje prej tij, duke thënë se bisedimet mes tyre kanë nisur prej kohësh.

Ndërkohë, trajneri i përkohëshm që ndodhet në krye të kombëtares, Sarachan, shpreson në një rikonfirmim. Në 8 ndeshje në këtë detyrë, ai ka arritur 3 fitore, 3 barazime e 2 humbje. Dave Sarachan do të jetë në krye të kombëtares në dy ndeshjet që Amerika do të luajë më 11 e 15 tetor, respektivisht ndaj Kolumbisë dhe Tampa.

Related posts

Barcelona gati të paguajë 80 milionë euro për një mesfushor, nuk është Pogba

Isa.Autor

Trajneri Pacult flet për titullin, ka një mesazh për Skënderbeun

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Një nga më të mirët e FIFA-s dhe UEFA-s, gjyqtari spanjoll rezulton pozitiv me Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment