Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ Cagliari-Milan dhe një rezultat që mungon prej 20 vitesh

Pas fitores së marrë kundër Roma-s para ndërprerjes së kampionatit për ndeshjet e ekipeve kombëtare, Milan do të shkojë në Sardenja për t’u ndeshur me Cagliari-n, skuadër ndaj së cilës kanë pësuar vetëm një humbje që nga 1998-a.

Vendasit kanë marrë 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje në tri javët e para të kampionatit, por kanë mundësinë të grumbullojnë numrin më të madh të pikëve (shtatë) pas katër ndeshjeve të para të kampionatit që nga sezonit 2011/12.

Një arritje që mund të realizohet nga kuqeblutë, të cilët kanë pësuar vetëm një humbje në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në shtëpi (2 fitore, 2 barazime, 1 humbje), duke mos pësuar gol në dy nga këto ndeshje dhe duke pësuar më shumë se një gol në vetëm një takim. Gjithsesi, Cagliari nuk ka arritur ta mbajë rrjetën e portës të paprekur kundër Milan-it që nga 2008-a.

Kjo statistikë duhet t’i japë zemrë miqve, të cilët do të luajnë në Europa League në mesjavë. Fitorja 2-1 kundër Roma-s ka qenë e pesta për milanezët në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit, por ata kanë pësuar gol në tetë ndeshjet e fundit të luajtura në Serinë A që nga prilli i kaluar, ecuria më e gjatë që nga 2015-a.

Për sa i takon përballjeve të drejtpërdrejta, Milan ka shënuar të paktën dy gola në 11 nga 17 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur kundër Cagliari-t. Gjithashtu, vendasit kanë fituar vetëm një nga 29 përballjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur kundër Milan-it (1 fitore, 6 barazime, 22 humbje).

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Mici vendos për të ardhmen, do të luajë në Champions

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Chelsea eliminon Atletico Madrid dhe kualifikohet në çerekfinale

Delo.autor

HARRON ELIMINIMIN E PORTUGALISË NGA “EURO 2020″/ Ronaldo shijon pushimet me Georgina-n në… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment