Por duke lënë mënjanë rezultatet, ky tur solli edhe një nga golat më të bukur në botë. Kombinime fantastike mes futbollistëve, që ngjante me një skenar të denjë filmi, u konkretizua në gol nga sulmuesi Bras, por që nuk mjaftoi pasi skuadra e tij u eliminua nga Kupa.

Episodi ndodhi në takimin mes Sacavenense dhe Aves, i përfunduar me rezultatin 3-1 në favor të miqve.