Futboll Sport

Nuk duheshin “mbretërit”/ Mjaftonte një “Djall i Vogël” për Revolucionin Francez

Nuk duhej një mbret, por një… “Djall i Vogël”. Atë që nuk arritën kurrë ta bëjnë Platini dhe Zidane, e ka bërë Griezmann, një mbiemër me prejardhje të qartë nga Alzacia. Djali i një krahine që ka krijuar historikisht fërkime mes Francës dhe Gjermanisë, ka rishkruar historinë. Që nga momenti që vesh fanellën e kombëtares kampione të botës, gjermanët nuk kanë fituar më asnjë ndeshje zyrtare kundër francezëve.

1982
Precedentët flasin qartë: Botërori 1982, francezët dhe gjermanët sfidohen për një vend në finalen e “Bernabeut”. Dukej se gjithçka po shkonte mirë për “Gjelat”, të cilët dorëzohen para penalltive pasi kishin dominuar takimin. Franca, në fakt, ishte në avantazh 3-1 në kohën shtesë, por gjermanët kanë arritur të barazojnë dhe të fitojnë nga pika e bardhë. Një ndeshje që u bë pjesë e historisë për një faull të Schumacher ndaj Battiston, me këtë të fundit që rrezikoi edhe jetën.

1986
Një tjetër botëror, një tjetër gjysmëfinale. Një përsëritje e asaj që ndodhi katër vite më parë, por këtë herë penalltitë nuk kanë qenë të nevojshme. Franca ishte kampione e Europës në fuqi dhe eliminoi Italinë dhe Brazilin në raundet paraardhëse, por historia nuk ndryshoi. Soliditeti i gjermanëve çarmatosi “Les Bleus”: në fillim Brehme dhe më pas Voeller i kanë dhuruar finalen Gjermanisë. Gjithsesi, historia nuk ndryshoi as në finale, me gjermanët që janë mundur nga Argjentina, ndërsa katër vite më parë u mposhtën nga Italia.

2014
Dy skuadrat nuk u panë për një kohë të gjatë dhe u takuan përsëri në Botërorin 2014, kur luajtën për një vend në gjysmëfinale. Francezët janë pa “mbretër”, pa Zidane dhe Platini. Janë një skuadër e re që studion për t’u bërë e madhe. Nuk ka mjaftuar, me “Gjelat” që eliminohen nga një goditje me kokë e Hummels. Neuer ndal Benzema dhe Gjermania fiton Botërorin në finale kundër Argjentinës.

2016
Del në skenë “Djalli i Vogël”: është gjysmëfinalja e Europianit të zhvilluar në Francë. Gjermania është kampione e botës në fuqi, por nuk duket më e pamposhtur. Vuan me Italinë, e eliminuar pas penalltive, dhe dorëzohet para lodhjes dhe fantazisë së sulmuesit të ri francez, që e shtriu në tapet me një dygolësh. Në finale, Franca u mposht në mënyrë të befasishme nga Portugalia.

2018
Histori e freskët: tjetër përballje, tjetër dygolësh dhe këtë herë vlen më shumë se një eliminim. Gjermania, në fakt, rrezikon rënien në Ligën B të Nations League pasi është gjunjëzuar përsëri para Griezmann. Tani, për të shpëtuar, duhet të shpresojë te sportiviteti i rivalëve historikë: Francës i mjafton një barazim ndaj Holandës për të kaluar në gjysmëfinale, ndërsa “Tulipanët” do të siguronin mbijetesën.

Related posts

STATISTIKAT/ Ndeshja Real Madrid-Inter, nuk do ta besoni dot sa vite kanë “Zikaltërit” pa fituar në “Bernabeu”

Delo.autor

Formula 1/ Hamilton ngushëllon shokun e skuadrës, Bottas: Vetëm birra!

Sadik.Autor

Hidhet shorti i Copa del Rey, Reali dhe Barcelona mësojnë kundërshtarët (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment