Futboll Shqipëri Sport

NUK ËSHTË VEPËR E JONA/ “1 grek më pak, 1 bastard më pak”: Guerrilsat distancohen nga parulla (FOTO)

Gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu 0-2, e luajtur të hënën në “Selman Stermasi”, në kuadrin e javës së 10-të të Superiores, u panë disa banderola në duart e tifozëve të kuq. Mes të cilave edhe njëra, ku shkruhej: “1 grek më pak, 1 bastard më pak”.

Ky baner, i shpalosur në kohën e vrasjes së një minoritari grek në përballjen me RENA-n, është konsideruar “një flamur antihelenizëm në një ndeshje futbolli” nga shtypi grek. Mesditën e sotme kanë reaguar “Ultras Guerrils”, tifo-grupi i organizuar dhe i mirënjohur i Partizanit, duke thënë se banderola në fjalë nuk është vepër e tyre:

“Sqarojmë se tifozëria e organizuar e Partizanit dhe grupimi “Ultras Guerrils” nuk ka lidhje me parulla raciste, të shfaqura nga individë në stadium. Nuk i mbështesim parulla të tilla, që na barazojnë me nivelin e një ekstremisti.

Nuk mund të identifikohet veprimi i disa individëve me një tifozëri të tërë. Iu bëjmë thirrje mediave të promovojnë koreografitë dhe elementët pozitivë e mos t’i instrumentalizojnë parulla të tilla, që nuk përfaqësojnë qëndrimin e tifozërisë së kuqe. The show must go on!”

Related posts

ZBULON DESTINACIONIN E TIJ TË RI/ Messi tregon të ardhmen: Gjithmonë kam thënë se do të doja të shijoja përvojën në…

Delo.autor

NGA KAMPIONËT TEK REVOLUCIONI/ Të gjithë ekipet në gjueti të Inter-it, ja si ndryshon Seria A në sezonin e ri…

Delo.autor

HAJDUTËT I VODHËN 70 MIJË EURO DHE 3 ORA TË SHTRENJTA/ Reagon Rei Manaj: Lumturia nuk ndodhet brenda një kasaforte…

Delo.autor

Leave a Comment