Futboll Sport

SPEKTAKOLARE DHE EMOCIONUESE/ Shënon GOL, propozon për MARTESË dhe…(VIDEO)

Gjithçka mund të ndodh gjatë kampionatit Kilian, kur themi gjithçka mund të bësh gol, të propozosh për martesë me pas të dëmtohesh. Në ndeshjen mes Antfagasta dhe Everton, futbollisti venezueljan Eduard Bello që shënoi dopietë, pas golit të tij të parë vrapoi drejt shkallëve të tifozërisë me një unazë në dorë, u ul në gjunjë dhe i propozoi të dashurës me martesë.

Pasi mori “Po-në” nuk pati kohë as ti jepte puthjen tradicionale pas vendosjes së unazës sepse iu rikthye fushës së blertë.

Më pas ka shënuar golin e fitores për ekipin e tij në përfundim të pjesës së parë në shifrat 2-1. Epo më bukur se kaq nuk mund të ndodhte për Bellon, ose të paktën kështu u mendua në pjesë të parë.

Mesfushori në pjesë të dytë ka pësuar një dëmtim të rëndë pas një përplasjeje me Dilan Zuniga. Ai duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për tre katër muaj. Kështu që nga një ëndërr u shndërrua në një makth.

Related posts

KA VLERË PREJ 6.5 MILIONË EUROSH/ Brenda shtëpisë luksoze të tenistit Federer, afër liqenit të Zurichut (FOTO)

Delo.autor

Spalletti: Inter synon të arrijë vendin e katërt

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Piloti Hamilton dhuron spektakël në Barcelonë, Verstappen dorëzohet në fund

Delo.autor

Leave a Comment