Futboll Shqipëri Sport

NUK KA MË DILEMA/ Skënderbeu vendos të ardhmen e Trashit tek PARTIZANI

Rinovim kontrate, kapiten kundër Luftëtarit dhe vlerësime maksimale për Lorenc Trashin nga klubi i Partizanit. Mesfushori po promovohej dhe për kombëtare, por mjaftoi një “situatë”, ende e pakuptimtë për të hedhur gjithçka në plehra. Në sfidën ndaj Luftëtarit, të fituar, Trashi iu drejtua direkt dhomave të zhveshjes dhe nuk shkoi të duartrokiste me ekipin dhe tifozët. I acaruar, i revoltuar, një Zot e di pse!

Trajneri Skënder Gega e pa, por nuk i foli. Mund të kishte shkuar më keq. Drejtori Olsi Rama u mundua ta ndalte në korridoret e stadiumit “Selman Stërmasi”, por sërish nuk ia doli mbanë. Trashi nuk iu përgjigj. Pas ndeshjes, palët u mblodhën dhe vendimi ishte kategorik. Përjashtim nga skuadra dhe pezullim. 26-vjeçari duhet të stërvitej me Partizanin B. Ai nuk pranoi të dilte në stërvitje me skuadrën e dytë dhe mbeti jashtë listes për Skënderbeun. E ardhmja e tij është në pikëpyetje.

Ai ka kërkuar falje para stafit teknik dhe lojtarëve, por një ndjesë që nuk është pranuar. Në rast se “demat” fitojnë me korçarët atëherë me shumë mundësi, Trashi do të falet dhe do t’i bashkohet skuadrës. Në rast se kryeqytetasit do të humbin, një pjesë të përgjegjësisë do t’ia faturojnë dhe kapitenit që reagoi në atë mënyrë. Pezullimi i Trashit tregon dhe njëherë se nuk ka të paprekshëm te të kuqtë dhe Disiplina vlen më shumë se gjithçka.

Related posts

FRANCA/ Pogba kërkon Botërorin për të kompensuar humbjen e Europianit

Isa.Autor

GJIMSHITI SHNDËRROHET NË LEGJENDË TË ATALANTËS/ 300 paraqitje me skuadrën

F.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ PARMËS/ Gattuso TREMBET: Duhet të jemi shumë të saktë, sepse…

Delo.autor

Leave a Comment