Futboll Shqipëri Sport

Pamja MADHËSHTORE e “Arenës Kombëtare”, përfundon plotësisht mbulesa e stadiumit të ri

Punimet në stadiumin e ri “Arena Kombëtare” në Tiranë po vijon me ritme shumë të larta, ku tashmë mund të themi se kanë përfunduar më shumë se 60% e punimeve.

Së fundmi është kryer edhe vendosja e plotë e pjesës metalike të mbulesës së tribunave, që është njëkohësisht edhe procedura më e vështirë e ndërtimit të saj. Në pamjet e mëposhtme shfaqet pikërisht stadiumi nga lart, me formën e tij tashmë të plotësuar.

Puna vijon ndërkohë me instalimet elektrike dhe hidraulike, ndërkohë që shumë shpejt pritet të mbyllet edhe puna në tribuna, për të vijuar më pas me pjesën e fasadës dhe vendosjen e stolave. Brenda vitit pritet të mbyllet plotësisht puna që kërkon materiale të rënda ndërtimi, për të nisur punimet e fushës së blertë dhe vendosjen e stolave.

 

 

 

Related posts

Aubameyang: Griezmann do largohet, mund të shkoj te Atletico

Delo.autor

“ME SHQIPËRINË KAM ËNDËRR TË…”/ Mbrojtësi Kumbulla bën postimin prekës: Mezi po pres të fillojë sezoni i ri

Delo.autor

TRIUMFON LIVERPOOLI/ Bayerni i thotë mirupafshim Champions League

Delo.autor

Leave a Comment