Futboll Sport

Ka lindur në vitin 2001, vlen 50 milionë euro, e kërkojnë klubet më të mëdha…

“El Mundo Deportivo” ka shkruar se Manchester City, Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë nisur garën për të marrë shërbimin e talentit të Santos, Rodrygo.

17-vjeçari, i cili konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të futbollit brazilian, ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh për prishjen e kontratës me Santos dhe kampionët e Anglisë, Spanjës dhe Francës po mendojnë seriozisht të investojnë për të.

Real Madrid fitoi garën për të marrë Vinicius Junior, i cili firmosi për “Los Blancos” që kur ishte 16 vjeç dhe klubit Flamengo i shkuan 40 milionë euro, ndërsa tani ka nisur gara e ethshme për Rodrygo, i lindur në vitin 2001, për të cilin flitet se është edhe më i mirë se Neymar kur ishte në moshën e tij.

Ai ka shënuar pesë gola me Santos dhe bëhet futbollisti i dytë më i ri që arrin këtë shifër, pas Pele, edhe më shpejt se Neymar apo Robinho.

Related posts

RISIA NË ANGLI/ Manchester City zbulon fanellën e 3-të me HARTËN e qytetit (FOTO)

Isa.Autor

EPISODI MILAN-SPEZIA/ Arbitri Serra: I “përqafuar” nga Florenci, Ibrahimovic më tha se…

Delo.autor

ZYRTARE/ Ish-mesfushori i Interit bën hapin e madh në karrierë, merr drejtimin e skuadrës në Premier…

Delo.autor

Leave a Comment