Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-FIORENTINA/ Trajneri Pirlo i beson dyshes së sulmit Ronaldo dhe Morata (FORMACIONET ZYRTARE)

Pritet të startojë ndeshja mes Juventus dhe Fiorentinës e vlefshme për javën e 14-të Serisë A, e cila luhet sonte në orën 20:45.

Për takimin e sotëm, trajneri i Juventusit Andrea Pirlo do të luajë në mesfushë me Ramsejn, Bentakurin, MekKinin dhe Kiezën. Sulmi do të udhëhiqet nga dyshja Ronaldo-Morata.

Bardhezinjtë luajnë teksa sot u dha vendimi i anullimit të 3 pikëve të ndeshjes së paluajtur të 4 tetorit me Napolin nga Komiteti Olimpik Italian, i cili vendosi që sfida e prapambetur të luhet dhe Napolit t’i kthehet një pikë e zbritur në klasifikim. Përsa i përket titullit, Juventusi është 7 pikë larg nga Milani i vendit të parë dhe fitorja e sotme ndaj Fiorentinës është detyrim.

JUVENTUS-FIORENTINA

Formacionet zyrtare

Juventus (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Chiesa, Bentancur, McKennie, Ramsey; Morata, Ronaldo. Trajner: Andrea Pirlo.

Fiorentina
 (5-3-2): Dragowki; Caceres, Milenkovic, Pezzella, Igor, Biraghi; Amrabat, Borja Valero, Castrovilli; Ribery, Vlahovic. Trajner: Çezare Prandeli.

Related posts

QËNDROI 2 VITE E GJYSMË NË KOMA/ Ajax prish kontratën lojtarit që pësoi sulm në zemër dhe ka mbetur…

Delo.autor

Man City triumfon në derbi/ Aguero rishkruan historinë. Gafa e Xhakës i kushton Arsenalit

Isa.Autor

MAGJIA “PLESHTI” NDAJ BETIS/ Ja 4 golat e ngjashëm nga lojtarë që kanë bërë histori (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment