Futboll Shqipëri Sport

Partizani përgatitet nën sytë e drejtorit. Dy të dëmtuar dhe Trashi i pezulluar (FOTO)

Partizani po përgatitet për supersfidën e ditës së hënë ndaj Skënderbeut, teksa në stërvitjen që po zhvillohet në kompleksin e fushave në Pezë, trajneri Skënder Gega ka mbledhur grupin, ku bie në sy mungesa e Bruno Telushit. Mesfushori stërvitet i diferencuar, për shkak të probleme muskulore, ndërsa e njëjta gjë po ndodh edhe me Alban Hoxhën. Portieri, ndryshe nga sa është thënë dhe shpresuar, vështirë të rikuperojë për ndeshjen e radhës.

Kujtojmë që në sfidën e fundit, ndaj Luftëtarit, portën e mbrojti Xhika, që do të jetë sërish në portë përballë Skënderbeut.

Sa i përket çështjes “Trashi”, kapiteni nuk është prezantuar aspak në stërvitje, pasi u pezullua. Jo vetëm kaq, por Telesport mëson dhe që nuk është duke u stërvitur as me Partizanin B. Mesfushori, i cili pas sfidës ndaj Luftëtarit nuk priti skuadrën por u largua menjëherë pas dushit, është pezulluar nga klubi duke qenë se nuk ka respektuar rregulloren

Motivi qëndron në direktivat e trajnerit Skënder Gega, zgjedhje teknike e taktike që nuk i kanë pëlqyer Trashit. Kujtojmë që ai sapo ka rinovuar me të kuqtë pak ditë më parë.

Në prag të një ndeshje kaq të rëndësishme, për t’i dhënë më shumë mbështetje grupit, i praniëshëm në seancë edhe drejtori Olsi Rama.

Related posts

KËRKOHET NGA SHUME KLUBE/ Dy skuadrat e mëdha europiane pas mesfushorit të Chelsea, e kërkojnë në huazim

Delo.autor

Anglezi Oliver nxori me të kuq Bufonin, por 4 vite më parë fali portierin e Sitit (VIDEO)

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ “Dhimbje koke” për Rejan, titullari i Kombëtares mund të humbasë ndeshjet e muajit nëntor

Delo.autor

Leave a Comment