Futboll La Liga Sport

FITORJA E DYFISHTË E BARÇËS/ Mund Inter-in dhe gjen Iniesta-n e ri

Barcelona arriti të mundë Interin me një rezultat 2-0 në fazën e grupeve të Champion League. “Blaugranat” bënë një paraqitje shumë të mirë, ku luajtën edhe lojtarët e blerë së fundmi, si mesfushori brazilian Arthur, që bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër skuadrës së Luciano Spalleti.

22-vjeçari, i cili erdhi tek Barcelona nga Gremio verën e kaluar, ka shkëlqyer kundër zikaltërve, duke treguar saktësi në pasime, vizion dhe një nivel të lartë teknike. Ai ishte shumë i qetë me topin në këmbë dhe shpeshherë dukej e pamundur për lojtarët e Interi-t t’ia largonin atë.

Në një farë mënyre, Arthur ngjante me Andres Iniesta-n në ditët e tij të lavdishme te klubi katalanas. Lëvizjet e tij dukeshin të njëjta me ato të mesfushorit, i cili tani luan për Vissel Kobe në Japoni.

Në një moshë kaq të re, është mbresëlënëse që një lojtar të tregojë kaq shumë besim në një stadium kaq të vështirë si ai i “Camp Nou”, përballë kaq shumë tifozëve, por Arthur nuk dukej i shqetësuar nga kjo dhe luajti me qetësinë e një lojtari me eksperiencë.

Padyshim që është ende shumë shpejt për të bërë një krahasim me një legjendë si Iniesta. Arthur ka ende kohë dhe hapësirë për të treguar vlerat e tij dhe të shfaqet në arena më të mëdha, madje edhe me kombëtaren braziliane. Por duke parë lëvizjet dhe mënyrën e lojës, tifozët e Barcelonës mund të jenë të entuziazmuar për të ardhmen.

Related posts

Manchester United/ Van Gaal kritikon Mourinhon: Po luan futboll të mërzitshëm

Q.Autor

Materazzi: Lazio favorite, por Interi e di që i duhet vetëm fitorja

Sadik.Autor

SKANDALI NË BOTËROR 2022/ Sherri në sfidën Poloni-Angli, UEFA hap hetim pas ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment