Futboll Premier League Sport

Penalltia e mohuar kundër Arsenal, apo ligji i natyrës? Vardy braktis ekipin në fushë…

Nuk ka asgjë për t’u skandalizuar, të gjithë ushqehen dhe të gjtihë herët a vonë e tresin ushqimin, prandaj të gjithë shkojnë në banjë. Natyra funksionon njëlloj edhe për futbollistët, dhe Jamie Vardy është shembulli konkret. Sulmuesi dhe bomberi i Leicester ka shtangur të gjithë, jo vetëm skuadrën e tij dhe trajnerin, por të gjithë të pranishmit në stadium, kur gjatë ndeshjes ndaj Arsenal, ka lënë ekipin e tij me një lojtar më pak për disa minuta, edhe pse nuk u ndëshkua nga arbitri.

Vardy ka vrapuar drejt tunelit, duke mbërritur në dhomat e zhveshjes për të përdorur tualetin. Nuk ndodh shpesh, por është një proces natyral. Është e vërtetë që inferioriteti numerik rëndon, por rezultati kishte vendosur që më parë humbjen e ekipit të tij, në shifrat 3-1. Episodin e Vardy e ka shfrytëzuar edhe vetë trajneri i “Dhelprave” për të bërë humor, teksa pas ndeshjes , në tentativë për të sqaruar veprimin e futbollistit të tij deklaroi: “Vardy u detyrua të shkojë në banjë, sepse nuk arriti dot të tresë siç duhet vendimin e arbitrit Kavanagh”, duke kritikuar edhe gjykimin që i mohoi Leicester një penallti të pretenduar për prekje të topit me dorë në zonë.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Real Madrid gati të nxjerrë katër yje në shitje për të financuar super blerjen, ja emrat…

Delo.autor

“CAMP NOU” MBUSHET PLOT/ Barcelona është skuadra më e ndjekur nga tifozët

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Zvicër-Gjeorgji. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment