Futboll Sport

Përgjaket ndeshja Roma-CSKA Moskë, 5 tifozë në GJENDJE TË RËNDË (VIDEO)

Dhjetra persona kanë mbetur të plagosur në një stacion metroje në Romë. Tifozat rus të skuadrës së futbollit CSKA Moska kanë shembur shkallën lëvizëse të metrosë së linjës A në stacionin Republika, ndërsa po udhëtonin drejt stadiumit Olimpiko të Romës, ku në ora 21 do të zhvillohet takimi i futbollit për Champions League mes skuadrave Romës dhe CSKA Moska.

Dhjetra persona kanë mbetur të plagosur nën strukturën e shkallës, nga ku 5 prej tyre janë në gjëndje të rëndë. Në vendngjarje ndodhen skuadrat e policisë dhe ndihmës mjekësore.

Mes të plagosurve dhe tifozë rusë. Dëshmitarët rrëfejnë se është dëgjuar një zhurmë e fortë e gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

Related posts

ANALIZA/ Aksi Kimmich-Gorecka, tani ky Bayern Munich ka tru dhe muskuj

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË BUNDESLIGA/ Klubi i madh evropian interesohet për Milot Rashicën

Delo.autor

Jo vetëm krizë në Shkodër/ UEFA përfshin VLLAZNINË në kompeticionin Europian

Isa.Autor

Leave a Comment