Futboll Sport

PËRLESHJA E PËRGJAKSHME/ UFC-ja merr vendimin ZYRTAR për Khabibin dhe Mc Gregorin, do të…

Khabib Nurmagomendov arriti të merrte një fitore të merituar përballë kundërshtarit të tij, Mc Gregor në atë që u quajt “dueli i shekullit”. Luftëtari çeçen arrit të fitonte pas katër raundeve, por pasi përfundimit të duelit ai kapërceu ringun dhe filloi përleshjen me skuadrën e irlandezit.

Ndërsa nga kjo situatë kaosi kanë përfituar edhe pjesëtarë të skuadrës së Khabibit të cilët futen në ring dhe godasin Mc Gregorin i cili u kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë. Ndërsa një hetim kishte filluar nga UFC-jë në lidhje me këtë çështje tani ka dalë edhe vendimi zyrtar. Që të dy lojtarët do të pezullohen përkohësisht nga ky sport. Të dy luftëtarët nuk do të kenë të drejtën të garojnë për 10 ditë dhe ky dënim fillon nga 15 tetori. Duhet thënë se këtë herë të dy luftëtarët ia hodhën “paq” me këtë masë ndëshkimore.

Related posts

TRE DITË NGA MERKATO E JANARIT/ Ja situata në klubet e Kategorisë Superiore…

Delo.autor

Premier League/ Chelsea – Huddersfield, londinezët synojnë një vend në Champions

Sadik.Autor

PAS TRIUMFIT NDAJ SKËNDERBEUT/ Flet trajneri Duro: Është një meritë që i takon ekipit, pasi…

Delo.autor

Leave a Comment