Futboll Sport

PAS MIRALEM PJANIC/ Tjetër titullar dëmtohet te Juventus, ja në cilat ndeshje pritet të mungojë…

Pas Miralem Pjaniç që u dëmtua me Bosnjën, tashmë një tjetër futbollist i Juvenusit dëmtohet me kombëtaren.

Bëhet fjalë për Aleks Sandron, i cili ka pësuar një dëmtim në këmbën e tij të djathtë, gjatë grumbullimit me Brazilin.  Mbrojtësi do të rikthehet menjëherë në Torino, për të vazhduar fazën e rikuperimit.

Sipas mediave italiane, për shkak të këtij dëmtimi 28-vjeçari pritet të qëndrojë larg fushave të blerta, për rreth 15 ditë. Si pasojë e kësaj ai do të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme për Juventusin, siç është ajo me Atalantën dhe Sasuolon në kampionat, dhe ajo me Atletiko Madridin në Ligën e Kampionëve.

Related posts

BARAZIM PA GOLA NË “WEMBLY”/ Aubameyang dhe gjyqtari shmangin humbjen e Tottenhamit

Delo.autor

Pelè përgëzon Mbappe: Ke hyrë në klubin e më të mëdhenjve

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ MESSI “fundos” Tottenham, INTERI fiton me përmbysje ndaj PSV

Isa.Autor

Leave a Comment