Futboll Seria A Sport

Personat më të pasur në SHBA/ Pronari i MILANIT ia kalon edhe Donald TRUMPIT

Revista e njohur amerikane “Forbes” ka publikuar si çdo vit listën e personave më të pasur në SHBA. Në renditje është i pranishëm edhe pronari i Milanit dhe fondit “Elliot”, Pol Singer. 74- vjeçari themeloi fondin në vitin 1977 dhe sot vlerësohet të ketë një pasuri prej 35 miliardë dollarësh në asete, brenda së cilës përfshihen edhe 99.93 për qind të aksioneve të kuqezinjve.

Pasuria neto e mandatit vërtitet te 3.2 miliardë dollarët dhe e rendit në vendin e 251-të në klasifikim, teksa pas tij qëndron edhe vetë Presidenti amerikan, Donald Tramp, i cili me 100 milionë dollarë më pak renditet i 259-ti në listën prestigjioze të stiluar nga “Forbes”. Paratë e Singerit janë investuar për huan ndaj Jonghong Li dhe sapo ky i fundit nuk pagoi këstin, amerikanët morën pronësinë e klubit, të cilin synojnë ta rikthejnë në elitë.

Related posts

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Gjest i madh, Teuta dhuron ushqime për familjet në nevojë (FOTO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Po shkëlqen në “Euro 2020”, Barcelona nis kontaktet me agjentin e mbrojtësit…

Delo.autor

“20-VJEÇ DHE MENDON VETËM PËR…”/ “Gazzeta Dello Sport” speciale për Marash Kumbullën: Një luftëtar që nuk dorëzohet kurrë

Delo.autor

Leave a Comment