Futboll La Liga Sport

PIQUE “OFENDON” sërish MESSIN: Barcelona mund të fitojë edhe pa “PLESHTIN” (FOTO)

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka thënë se dëmtimi i kapitenit Lionel Messi, që pritet të mungojë në dy ndeshjet që skuadra “blaugrana” do të luajë javën e ardhshme nuk duhet ta dekurajojnë ekipin. Pas dëmtimit dje në ndeshjen ndaj Sevilla, ku Barça fitoi 4-2, pritet që Messi të mungojë 3 javë, duke humbur përballjen ndaj Interit në Champions League dhe atë ndaj Real Madrid në “El Clasico”.

Ja sa kohe pritet te mungoje Messi pas demtimit

“Psikologjikisht kjo mungesë ndikon shumë, pasi ne e dimë që me me atë në fushë jemi më të fortë. Por nuk duhet të lejojmë që kjo mungesë të ndikojë psikologjikisht, të na demoralizojë. Messi bën diferencën në fushë, por ne nuk do të kemi atë për disa ndeshje dhe duhet të mësohemi me këtë fakt. Kemi shumë lojtarë kampionë që mund ta zëvendësojnë, ndaj nuk kemi pse shqetësohemi”, tha Pique.

“Ne do të përpiqemi që mungesa e Messi në fushë të mos ndihet dhe të mos ndikojë në rezultat. Duhet të luajmë dhe fitojmë edhe për të”, tha më tej Ivan Rakitic, që beson se skuadra “blaugrana” do të dijë të reagojë e fitojë edhe pa kapitenin.

 

Related posts

MANCHESTER CITY-CHELSEA/ Trajneri Tuchel: Është makinë fituese, por në finale luajmë shanset tona

Delo.autor

“Bomba” plas në Itali/ Abidal u takua me Pogba, francezi drejt Barcelonës…

Isa.Autor

PAS KRITIKAVE TË “PLESHTIT” PËR COPA AMERICA/ Presidenti i Brazilit reagon: Kjo është një shfaqje për…

Delo.autor

Leave a Comment