Futboll Sport

PLAS NË MADRID/ Mediat portugeze: Reali detyroi Ronaldon të blejë heshtjen e modeles amerikane

Media portugeze “Correio da Manha” zbuloi sot se ka qenë klubi i Realit të Madridit, që e ka detyruar Cristiano Ronaldon të paguajë modelen amerikane Kathryn Mayorga, për të mos denoncuar përdhunimin.

Po sipas të përditshmes portugeze, klubi madrilen ka detyruar Ronaldon t’i japë plot 375 mijë dollarë modeles, për të blerë heshtjen e saj, në rastin e përdhunimit, që është rihapur para pak ditësh nga vetë Mayorga.

Në atë periudhë Ronaldo sapo kishte nënshkruar një kontratë milionere me Realin dhe klubi madrilen ishte i shqetësuar që pushimet amerikane të portugezit, po merrnin vëmendje të madhe medaitike.

Po në atë vit kur pretendohet se Ronaldo ka përdhunuar modelen, portugezi u fotografua edhe nën shoqërinë e aktores së famshme Paris Hilton, ndërsa klubi spanjoll u shqetësua se prishja e imazhit të CR7-ës mund të ndikonte fuqishëm në të ardhurat nga sponsorët.

Marrëveshja mes modeles amerikane dhe Ronaldos është arritur në janar të 2010-ës, kundër dëshirës së portugezit, që nuk donte të paguajë, pasi këmbëngulte në pafajësinë e tij, por klubi i Realit e bindi që “blinte” heshtjen e Kathryn Mayorgas.

Related posts

SPEKTAKOLARE/ Atmosferë elektrizuese në Shkodër, SKOCEZËT dhe SHQIPTARËT kërcejnë së bashku këngën e… (VIDEO)

Isa.Autor

(FOTO) Formacionet zyrtare: Cagliari – Milan, SURPRIZON Gattuso

Q.Autor

Skënderbeu i mban të gjithë në ajër, Partizani më i rrezikuari. Ja prapaskenat në pritje të KAS-it

Sadik.Autor

Leave a Comment