Futboll Sport Të tjera

FLET PRESIDENTI PUTIN/ I kërkon babait të Khabibit të mos e ndëshkojë të birin

Presidenti i Rusisë​, Vladimir Putin, i ka kërkuar babait të Khabib Nurmagomedovit të mos e ndëshkojë shumë ashpër të birin e tij për përleshjen që shkaktoi pas fitores kundër Conor McGregorit në Las Vegas.

Nurmagomedovi e ka mbrojtur titullin e tij të kampionit të peshave të lehta në artet e përziera marciale UFC. Pasi e detyroi McGregorin të dorëzohej në rundin e katërt, ai e kapërceu kafazin dhe e sulmoi ekipin e irlandezit.

Fillimisht ishte paralajmëruar se Komisioni Atletik i Nevadas mund t’ia merrte titullin e kampionit të peshave të lehta për shkak të përleshjes që ndodhi pas përfundimit të meçit. Megjithatë, ky vendim nuk është marrë ende.

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka thënë se edhe nëse Komisioni Atletik i Nevadës vendosë që ta dënojë Khabibin, ata nuk duhet t’ia marrin rripin e tij.

Babai i Nurmagomedovit kishte thënë pas meçit se ai do ta dënonte të birin e tij edhe më ashpër se UFC, duke thënë: “E kam paralajmëruar atë. Për mua, disiplina është më e rëndësishmja”.

Por, në një takim mes këtyre të treve të mërkurën, Putini i kërkoi Adbulmanap Nurmagomedovit të mos e ndëshkonte birin e tij shumë ashpër për përleshjen që kishte ndodhur.

 

Related posts

SFIDA NDAJ BJELLORUSISË/ Kombëtarja niset drejt Minskut me 7 mungesa (VIDEO)

Delo.autor

REAL MADRID-LEGANES/ Ramos shpërdoron penalltinë, por arbitri i jep edhe një shans (VIDEO)

Delo.autor

LUFTËTARI I ARTEVE MARCIALE UFC/ McGregor tani thotë se tezja nuk i vdiq shkaku i koronavirusit, por…

Delo.autor

Leave a Comment