Futboll Seria A Sport

PLAS TEK JUVENTUSI/ DYBALA “thumbon” RONALDON: “Përjashtimet më bënë mirë!”

Tani quajeni Trybala. Doli nga stadiumi duke shtrënguar fort topin, me siguri do ta konservojë në një vend special në vitrinën e tij personale. Paulo Dybala nuk do ta harrojë lehtë 2 tetorin, ditën kur shënoi tripletën e tij të parë në Champions League. Në fillim një gjuajtje spektakolare fluturimthi, më pas dy prekje në zonën e rreptësisë. Mes tyre të tjera shanse dhe në veçanti një shtyllë e jashtëzakonshme. Joya ka dominuar ndeshjen.

“Skuadra e përballoi ndeshjen me përqasjen e duhur. Mund të kishte rënie, por u treguam të zotët. Ato qëndrime në pankinë në fillim të sezonit? Natyrisht që preferoj të luaj gjithmonë. Vitin e kaluar e nisa me shumë gola, më pas pësova rënie. Krejt ndryshe, këtë vit, ato përjashtime më kanë mundësuar që të shtoj përqendrimin r të bërë punën time. Ronaldo? Me atë është më e lehtë, por duhet të jemi gjithmonë të përqendruar kur është dhe atëherë kur nuk është. Sot luajtëm si skuadër e madhe”, deklaroi Dybala për “Sky”.

Related posts

ENIGMAT NË KATEGORINË SUPERIORE/ Europa dhe mbijetesa bëjnë lëmsh 8 skuadra

Delo.autor

Pas konfirmimit të Allegrit, Juventusi përgatit revolucionin në çdo repart të fushës

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ TIRANËS/ Trajneri Ilir Daja: Nesër do të futemi në fushë për të marrë tre pikët

Isa.Autor

Leave a Comment