Futboll Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN/ Bardhi: Gega të jep atë që meriton, nëse vazhdoj kështu do të…

Pas ndeshjes së zhvilluar në “Elbasan Arena”, që përfundoi me fitoren Partizanit 1 me 0 përballë Kukësit, për “Supersport” foli dhe lojtari Jurgen Bardhi i cili u shpreh:

Pas 8 javësh keni dhënë 3 asist. I mërzitur apo i kënaqur?

Nuk jam i mërzitur, rëndësi ka që të eci skuadra. Edhe kur kam qenë te moshat kam dhënë më shumë asist.

Sezoni më i mirë i juaji?

Është ende herët për ta thënë këtë. Do të vazhdoj të punoj më shumë. Nëse mbaj këtë ritëm deri në fund atëherë do të jetë më i miri.

Cili është pozicioni jot ideal, ai i numrit 10 apo maja e sulmit?

Të dy rolet. Më shumë më pëlqen numri 10, por edhe pyka më jep mundësi që të jem në kontakt me topin. Të dyja rolet nuk i kam problem. I luaj të dyja?

Mund të thuash një element që Gega e bën ndryshe nga trajnerët e tjerë?

Trajneri Gega është shumë i komunikueshëm. Na jep zemër dhe të rinjve u jep një shtysë më shumë. Të jep aq sa meriton dhe kjo është shumë e mirë që trajneri t’u jap besim lojtarëve.

Related posts

TË PAPËRMBAJTSHËM/ Aston Villa fundos “Topçinjtë” me dy gola në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

NGA JUVENTUSI TE REALI E BARCELONA/ Të gjithë në garë për titullarin e Interit

F.autor

TËRBOHET TRAJNERI BARDHI/ Shikoni penalltinë e padhënë për Besëlidhjen nga gjyqtari… me stemën e FIFA-s (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment