Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPERIORJA SPEKTAKOLARE/ Kjo javë ishte e mbushur me gola fantastikë… (VIDEO)

Kategoria Superiore, uli siparin e javës së dytë mbrëmjen e djeshme, me sfidën Skënderbeu-Vllaznia, e cila përfundoi me rezultatin 0-2.

Në total në të 5-ta takimet u shënuan 11 gola, ku ata fantastikë ishin me shumicë. Sfida mes Apolonisë dhe Bylisit, mban vendin e parë për golat spektakolarë të shënuar.Ishte futbollisti i fierakëve, Rimal Haxhiu, ai që me një perlë nga distance, hapi serinë e golave. Ndërkohë që vlen të theksohet edhe dopieta fantastike e Ndrecës në minutat 28 dhe 69.

Realizim mjaft i bukur ishte edhe ai i brazilianit të Vllaznisë, Da Silva, i shënuar në minutën e 42-të. Për më tepër ju ftojmë të shikoni videot e të gjitha golave spektakolarë të realizuar në javën e dytë.

Related posts

U TËRHOQ MES LOTËSH NGA FUTBOLLI/ “Jashtëtokësori” emocionon me mesazhin për Agueron

Delo.autor

Liverpool/ Klopp: Salah në dyshim ndaj WBA

Q.Autor

Ankthi për Jashanicën, do të mungojë një muaj

Q.Autor

Leave a Comment