Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN/ Chelsea sfidon Barçën dhe Napolin për 23-vjeçarin e Serisë A

Krzysztof Piatek ka qenë një nga zbulimet e Serie A për këtë sezon. Sulmuesi polak ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij te Genoa, ashtu si edhe te kombëtarja polake në Nations League, dhe për këtë arsye pritet të vijnë një lumë ofertash nga skuadrat që duan të marrin shërbimet e tij.

Sipas “Daily Mirror”, Chelsea i është bashkuar ankandit që ka nisur për sulmuesin 23-vjeçar. Piatek ka mahnitur botën e futbollit me golat e tij dhe tani duket se “Blutë” janë të gatshëm të sfidojnë Barcelona-n dhe Napoli-n, gjithashtu të interesuar për lojtarin.

Sipas të përditshmes angleze, Piatek është një nga lojtarët e kërkuar nga Maurizio Sarri në merkaton e janarit. Polaku është një alternativë e Mauro Icardit, i cili praktikisht është i paarritshëm.

Por nuk do të jetë e lehtë për Chelsean, Barcelonan dhe Napolin për të siguruar shërbimet e tij. Genoa tashmë ka marrë oferta prej rreth 50 milionë eurosh për Piatek, çmimi i të cilit mund të rritet.

Related posts

Nga më i gjati, te më i rëndi. Kuriozitete për të mos u humbur nga Rusi 2018

Sadik.Autor

ZHGËNJIM NË “LORO BORIÇI”/ Kukësi mposht me përmbysje “Shkodranët”

Delo.autor

Reali katastrofik, Zidane: Nuk kam asnjë shpjegim…

Q.Autor

Leave a Comment