Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN/ “Derbi” italian mes Romës e Napolit për mbrojtësin më të shtrejntë “axurr”

Mbrojtësi i Valencias, Cristiano Piccini, mund të transferohet në Itali. 26-vjeçari, i cili karrierën e tij e ka zhvilluar më së shumti në Spanjë dhe Portugali, po vëzhgohet nga skuadrat e mëdha të Serisë A, ku Roma e Napoli janë më të interesuarat për futbollistin.

Drejtori sportiv i verdhekuqve, Monchi, e pëlqen shumë futbollistin, por më parë klubi nga “Trigoria”, duhet të zgjidhë të ardhmen e Rick Karsdorp, i cili nuk preferohet shumë nga trajneri Eusebio Di Francesco.

Kështu Piccini shihet si një mundësi e mirë. Sa i takon Napolit, të kaltrit, duke parë kërkesat e shumta në drejtim të Hysajt, nuk duan të jenë të papërgatitur dhe Cristiano Piccini mund të jetë një alternativë e mundshme.

Related posts

RRUGA DREJT SUKSESIT/ OZIL themelon ekipin e tij në “eSports”, miliona njerëz…

Isa.Autor

GODITI KËNGËTARIN/ Gjobitet me shifër rekord futbollisti i Barcelonës

Isa.Autor

KËRKON RIKTHIMIN TEK FITORET/ Porteri Neuer: Italia të jetë model për Gjermaninë pas “Euro 2020”

Delo.autor

Leave a Comment