Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA BELGJIKA/ “Zikaltërit” gati 4 milionë euro për yllin e Napolit…

Dries Mertens do të largohet nga Napoli në fund të sezonit, kur i mbaron edhe kontrata, dhe e ardhmja e belgut me shumë gjasë do të jetë pjesa zikaltër e qytetit të Milanos.

Lajmi konfirmohet nga mediat belge, që raportojnë se negociatat mes palëve kanë avancuar dhe se Mertens pritet të nënshkruajë për 2 sezone me Interin, me një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon.

Antonio Conte ka dhënë pëlqimin e tij për belgun, që është njohës mjaft i mirë i kampionatit italian dhe për më tepër ka eksperiencën e nevojshme për të ndihmuar skuadrën edhe në arenën ndërkombëtare.

Në rast largimi të Lautaro Martinez, Mertens do të bënte dyshen sulmuese me Lukakun, që e ka partner në sulm edhe te kombëtarja belge, por nëse argjentinasi qëndron, atëherë zikaltrit do të heqin dorë nga blerja e Alexis Sanchez, për të liruar vend për sulmuesin e Napolit.

Related posts

HISTORIA E PATREGUAR/ Keidi Bare mund të firmoste tek Barcelona kur ishte ende 11 vjeç por FIFA…

Delo.autor

SFIDA NDAJ TIRANËS/ Lajm i keq për Teutën, humbet yllin e skuadrës për ndeshjen me “Bardheblutë. Ja emri…

Delo.autor

Carragher ende nuk është bindur nga Xhaka: Nuk e di se çfarë i sjell Arsenalit

Q.Autor

Leave a Comment